18:22 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Shqipëri: 14 të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 801 raste të reja nga 3842 testime dhe 15 viktima. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 etj.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.