75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Shqipëri: 15 të vdekur dhe 448 raste të reja nga COVID 19

Shënohet rritje e numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. MSH raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 448 qytetarë nga 2475 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 15 pacientë, konkretisht 3 qytetarë nga Fieri, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.