Shqipëri: 15 të vdekur dhe 752 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi se janë realizuar 2620 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 752 raste të reja.
Ndërkohë 545 persona janë shënuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 23.072 persona. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë për asnjë rast shenjat dhe t’i drejtohen 127, sidomos në rastet kur është nevoja për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
Janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.