17:56 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Shqipëri: 15 viktima dhe 1021 raste të reja të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi I pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.