17:36 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëri: 157 viktima në 9 mujorin e parë të 2019, 20 vetëm në muajin shtator

TIRANË– Aksidentet me pasojë vdekje vijojnë të jenë një nga fenomenet shqetësuese. Sipas të dhënave, mësohet se në 9 muajt e parë të këtij viti, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 157 persona.  Ndërsa në 9 mujorin e parë të 2018-ës, humbën jetën 5 persona më pak se këtë vit.

Vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti, në shtator-tetor, kanë humbur jetën 39 persona duke shënuar një rritje të ndjeshme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 25 viktima.

Sipas të dhënave, vetëm në muajin Shtator kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa në të njëjtën periudhë me një vit më parë, humbën jetën si pasojë e aksidenteve 9 persona. Ndërkohë, nga data 1 deri më 26 Tetor 2019 janë shënuan 19 aksidente fatale.

Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur në akset kombëtare, si në autostradën Tiranë-Durrës, apo Tiranë-Elbasan.