Shqipëri, 23% më shumë pasagjerë udhëtuan përmes linjave ajrore
Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes linjave ajrore në Shqipëri, u rrit me rreth 23 % gjatë dhjetëmujorit të vitit 2017, krahasuar me vitin e shkuar.
Referuar shifrave të INSTAT-it, 2.224.833 qytetarë vendas dhe të huaj udhëtuan përmes linjave ajrore gjatë dhjetëmujorit të 2017-s, nga 1.812.972 që ishte kjo shifër në 2016-n.
Rritja e numrit të pasagjerëve shpjegohet me rritjen e numrit të turistëve që vizituan vendin tonë, kryesisht përgjatë sezonit veror. Qeveria planifikon edhe ngritjen e dy aeroportevenë jug të vendit, të cilët do t’i shërbejë pikërisht fluksit të lartë të turistëve drejt vendit tonë.
Ndërsa gjatë së njëjtës periudhë u kryen 20.308 fluturime, ose 10,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe sasia e mallrave të transportuar përmes ajrit pësoi një rritje prej 3.2 % duke arritur në 1.857 ton mallra.