07:34 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqipëri, 3.7 milionë ton mallra u përpunuan në porte

​3.7 milionë ton mallra u përpunuan në porte gjatë periudhës janar-nëntor të 2017-s, raportoi të mërkurën Instituti i Statistikave (INSTAT).

Volumi i mallrave të përpunuara në porte u rrit me 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Porti i Durrësit zë 93,5 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë 11-mujorit 2017.

Ndërsa rritje shënoi edhe volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë me 3 herë. Sipas INSTAT-it, në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, ky volum është 24 milionë ton- kilometër, duke u rritur me rreth 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Nëpërmjet ajrit, në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, me ajër janë transportuar 2.048 ton mallra, duke u rritur 3,5 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e 2016.

Temat: