16:06 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shqipëri/ 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 117 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe 117 raste të reja u shënuan sot në vendin tonë. 

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”, thuhet në deklaratën për median të ministrisë.