19:51 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Shqipëri: 6 të vdekur dhe 134 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 134 raste të reja me COVID nga 2517 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë, konkretisht : 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç.

Janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.