07:13 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shqipëri: 63% turistë më pak në gusht, nuk zhgënjen Kosova!

TIRANË– Edhe pse kufijtë e Shqipërisë ishin të hapur dhe pa kërkesa strikte për të hyrë, përsëri masat e marra nga shtetet e huaja për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, frenuan numrin e turistëve për të vizituar Shqipërinë.

Instituti i statistikave ka bërë publike të dhënat. 963 mijë 275 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në muajit e nxehtë të verës. Krahasuar me një viti më parë të dhënat flasin për një ulje të numrit të shtetasve të huaj me 65%. Gjatë muajve korrik-gusht të 2019 në vendin tonë erdhën mbi 2.7 milionë shtetas të huaj.

Përgjatë tetë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 53,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 89,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas INSTAT në 8 muaj janë rreth 1.7 milionë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri duke shënuar një rënie prej 64.2%, pasi në të njëjtën periudhë të një viti më parë hynë në vendin tonë 4.8 milionë të turistë. Sipas Operatorëve turistik humbjet këtë vit në turizëm do të jenë mbi 1.3 miliardë euro.