18:22 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shqipëri: 64 vjeçari ther me thikë një 46 vjeçar

Një 64-vjeçar i identifikuar si Agron Muçaj ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ka qëlluar me thikë një tjetër person.

Mësohet se Muçaj pas një sherri me motive të dobëta ka marrë thikën dhe ka goditur një 46-vjeçar me inicialet L.T.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 64vjeçari, 64vjeçari u arrestua. Mbi autorin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.