75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / k.v

Shqipëri, 7 mijë policë pritet të marrin shpërblim

Efektivet e Policisë së Shtetit pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave do të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë.

Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor.

Ky shpërblim synon mbështetjen e kategorisë që ka pagat më të ulëta në polici, e cila është çdo ditë në terren, nga kushtet e vështira të motit, deri te organizimi për protesta e manifestime./Klan News/