Shqipëri: 7 të vdekur dhe 1001 raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se nga 3956 testime të bëra, 1001 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndërkaq, 7 të tjerë kanë humbur betejen me këtë virus.
Në anën tjetër, janë 1803 të shëruar në 24 orët e fundit
“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar” thuhet në njoftimin e MSh-së shqiptare.