75 Mall Live Search
17:46 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Shqipëri: 7 viktima dhe 725 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24-orëve të fundit 7 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, të moshave 52-76 vjeç.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 3. 906 testime të realizuara, 725 persona kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç.