75 Mall Live Search
13:24 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / FR

Shqipëri: Arrestohet 62-vjeçari, dyshohet se theu xhamin e dritares së të moshuarës për ta dhunuar

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës së Shqipërisë, nën dyshimin se e ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar ta dhunojë seksualisht.

“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, njofton Policia, raporton A2 CNN.