Shqipëri/ Arrijnë afër 12 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Shqipëri kanë arritur edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.
Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ???
?Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar?
#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim ??♂️