75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Shqipëri, ata të cilët dikur i strehove, sot po të ofrojnë ndihmë”

Të gjithë janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tronditës që goditi vendin në mëngjesin e sotëm.

Edhe Kosova ka dërguar ndihma të ndryshme për në Shqipëri, Taks-Forca e Kosvës, mjekë e ilaçe janë nisur për në shtetin amë, shkruan Indeksonline.

Moderatorja shqiptare, Albana Osmani, përmes një postimi në Instagram ka publikuar një fotografi që kujtojnë refugjatët e luftës së fundit në Kosovë, që morën rrugën për t’u strehuar në Shqipërinë, ndërsa në një fotografi tjetër Ushtrinë e Kosovës që sot u nis për t’u dalë në ndihmë.

“E mira nuk harrohet kurrë! Shqipëri, ata të cilët dikur i strehove, sot po të ofrojnë ndihmë. Lutemi për ty Shqipëri. Gjaku ynë”, ka shkruar moderatorja sipër fotografive.

Kujtojmë se tërmeti është ndier edhe në Kosovë, por që nuk është raportuar për dëme./Indeksonline/