12:09 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqipëri, bizneset rrisin konsumin e energjisë elektrike në 2017

Sasia e energjisë e konsumuar nga sektorët e industrisë, transportit, agrikulturës, shërbimeve publike, etj përfshirë konsumin nga familjarët u rrit në Shqipëri me 8.9% gjatë 2017, krahasuar me vitin 2016.

Sipas INSTAT-it, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2017 arriti vlerën 5.563GWh, nga 5.108 GWh që ishte në vitin 2016.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, e kanë dhënë konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuan me 7.6% në vitin 2017, krahasuar me 2016, përkundrejt kontributit prej 1.3% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.