17:39 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Shqipëri: Dhjetë të vdekur dhe 499 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima, ndërsa nga 2165 testime që u realizuan u zbuluan 499 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19. Mjeku 72-vjeçar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.