75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Shqipëri/ Drejtori i Policisë, Ardi Veliu “merr në dorë” situatën, hyn vetë në banesë për të gjetur drogë

Në zonën e Niklës po zhvillohet një mega-operacion anti-drogë, pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza për parcela me kanabis.

Pjesë e operacionit janë edhe krerët më të lartë të policisë, Ardi Veliu, Gjovalin Loka e Tonin Vocaj, që po monitorojnë nga afër të gjithë aksionin. Në një nga fotot e publikuara, duket Ardi Veliu që futet vetë në një banesë, për të bërë kërkime për kanabis.

Një foto tjetër tregon sesi lëndës narkotike të gjetur i është vënë flaka. Deri tani, raportohet për rreth 10 persona të shoqëruar, ndërsa operacioni vijon.

.