75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 503 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 6 humbje jete dhe 503 raste të reja me koronavirus nga 2210 testime që janë bërë.

Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.