Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 574 raste të reja me COVID 19

Në 24 orët e fundit është ulur ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 6 humbje jete në spitalet Covid. Ndërkaq, në orët e fundit është rritur numri i të prekurve krahasuar me një ditë më parë. Sipas ministrisë nga 2682 testime të kryera kanë rezultuar të prekur 574 persona.
Janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.