16:53 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Shqipëri: Katër të vdekur dhe 292 raste të reja me COVID 19

Në 24 orët e fundit shifrat e të infektuarve me COVID në Shqipëri kanë shënuar ulje. Gjithsej janë konfirmuar pozitivë 292 qytetarë nga 2343 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën katër qytetarë konkretisht: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.