Shqipëri – Kili, formacioni i mundshëm – sulmi i besohet Rey Manajt

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan miqësoren e parë për vitin 2024 dhe si kundërshtar do ta ketë Kilin.
Në Parma të Italisë pritet të ketë një numër të madh tifozësh për ta shikuar ndeshjen miqësore mes fanellës “kuqezi” dhe ekipit latin, shkruan Indeksonline
Nuk dihet saktë me cilin formacion do të futet trajneri Sylvinho, por pritet që në fazën e sulmit të luajnë dyshja: Rey Manaj dhe Armando Broja.
Në mediat e Shqipërisë po qarkullojnë dy formacione të mundshme për ndeshjen miqësore që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Parma.
Sylvinho mund t’i provojë disa ndryshime, por një ndeshje e tillë mund t’i shërbejë edhe për t’i vulosur disa lojtarë në formacion për ndeshjet e Euro 2024./Indeksonline/
