75 Mall Live Search
17:37 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / Gj. Sh

Shqipëri – Kroaci, ky futbollist u zgjodh ”Man of the Match”

Ka përfunduar me barazim 2-2, ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e vlefshme për raundin e dytë të afzës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Qazim Laçi i dha epërsië Shqipërisë në minutën e 11-të, para se Kroacia të shënoj dy gola të shpejtë, me Andrej Kramaric dhe një autogol nga Klaus Gjasula në minutat 74 dhe 76, shkruan IndeksOnline.

Gjasula ishte ai që barazoi shifrat në minutën e 95-të, për rezultatin përfundimtar 2-2.

UEFA ka zgjedhur futbollistin e Kroacisë, ANdrej Kramaric, si futbollisti më i mirë i ndeshjes./IndeksOnline/