Shqipëri: Mbillet kanabis në parcelat e domateve

Një një video të publikuar nga Ministria e Bujqësisë shfaqeshin disa bimë kanabis në mes të perimeve të tjera në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë. Edhe pse pamjet u retushuan, zyrtarisht është pranuar kultivimi i disa bimëve narkotike për qëllime hetimore të Policisë dhe Prokurorisë.
Andrea Muço, drejtor i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnjë thotë se kjo procedurë ndiqet që prej vitit 2010 dhe bëhet sipas një protokolli të përcaktuar, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës.
Gjithashtu sqarohet se për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njëjtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera pasi sipas z. Muço “kërkesat teknologjike të kanabis përputhen përafërsish me ato të perimeve, që nga mbjellja dhe prodhimi i fidanëve”.about:blank
Andrea Muço tha gjatë një interviste për Euronews Albania se kultivimi i bimëve kanabis është bërë për llogari të prokurorisë dhe policisë.
Ndonëse kërkesa është bërë në fakt nga policia, ia tha se mbjellja është bërë me kërkesë të Prokurorisë pa bërë specifikime të hollësishme. Ai shtoi se “kjo formë bashkëpunimi është e hershme.
“Kjo bëhet që prej vitit 2010 sipas një protokolli të përcaktuar qartë. Ato bimë qëndrojnë tek ne nga 45 deri në 60 ditë dhe nuk hyjnë në fazën ku mund të përdoren dhe më pas dërgohen në laborator”, tha z. Muço.