17:48 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / OSH

Shqipëri: Një person vdes nga COVID-19, regjistrohen 139 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 pacientë nga koronavirusi, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 133 mijë e 730 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 395 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 459 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 876 raste aktive.