19:40 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Shqipëri/ Pamje nga vendi ku burri vrau bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë mbrëmje në fshatin Nënshat të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Bëhet me dije se shtetasi Niko Hila dyshohet se ka vrarë me kallashnikov bashkëshorten, Xhuliana Topalli, 40 vjeçe.

Hila ka tentuar të vrasë veten pas krimit, duke u plagosur. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për të marrë mjekim.

Siç shihet edhe nga pamjet, në vendngjarje dëgjohet një grua teksa qan, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.