Shqipëri: PD kërkon seancë të jashtëzakonshme për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi Parlamentar i PD-së në Shqipëri, i ka drejtuar një letër kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit ku i kërkon thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.
Arsyeja e kësaj kërkese është rishikimi i mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
”Të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, raporton A2 CNN.
Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës./Indeksonline/