75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Shqipëri: Për 24 orë 16 të vdekur nga CODID 19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një numër rekord rastesh me koronavirus, 1239 qytetarë pozitivë nga 4562 tamponë që janë bërë. 16 pacientë nuk arritën që të fitonin betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë, ndërkohë që lajmi i mirë është që 805 persona u shëruan nga COVID-19.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.