75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / S Z

Shqipëri: Për herë të parë Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin e ministrave që do të shërbejnë në Qeverinë e 4-të të drejtuar nga ai.

Ai njoftoi në ekzekutiv do të jenë disa ndryshime, përfshirë edhe në atë të Ministrisë së Brendshme.

Ky dikaster i rëndësishëm i sigurisë, për herën e parë do të drejtohet nga një grua.

Ministre e Brendshme atje do të jetë Albana Koçiu.

Kjo u konfirmua nga vet Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste.

“Ka qenë për 10 vjet në administratë publike dhe në drejtimin e ministrisë së shëndetësisë më ka krijuar bindjen se ka një kapacitet të madh motivues të njerëzve”, tha Rama.