75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Z S

Shqipëri: Publikohen të dhënat, ky është numri i votuesve të diasporës

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë publik numrin e shqiptarëve të diasporës që kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, numrin e atyre që janë regjistruar nga KQZ-ja në zgjedhje dhe numrin e atyre që u është refuzuar kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi deklaroi se në total janë 116 mijë e 190 zgjedhës që kanë bërë kërkesë për regjistrim.

Po ashtu ai bëri të ditur se janë 86 mijë e 570 zgjedhës të cilëve iu është miratuar kërkesa për të qenë në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë dhe 25 mijë e 401 qytetarë që u është refuzuar kërkesa, raporton A2CNN.

Po ashtu Celibashi tha se KQZ-ja i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje./Indeksonline/