75 Mall Live Search
16:23 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 152 raste të reja dhe 5 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë testuar 785 persona të dyshuar, dhe janë konfirmuar me covid-19, 152 raste të reja, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën.

Numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 250 persona që prej fillimit të epidemisë në Shqipëri.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 148 qytetarë, duke bërë që numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë të shkojë në 4332 persona.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 148 pacientë, 19 në terapi intensive, dhe 7 prej tyre gjenden të intubuar.