Shqipëri–Serbi, biletat “fluturojnë”, tregu i zi shpërthen (Foto)

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, ka shkaktuar një valë reagimesh dhe interesimi të jashtëzakonshëm nga tifozët.
Më shumë se 200 mijë kërkesa online janë regjistruar për të siguruar një nga vetëm 25 mijë vendet në stadium një numër që dëshmon për rëndësinë e kësaj përballjeje, jo vetëm sportive, por edhe simbolike, transmeton Indeksonline
Ndërkohë, tregu i zi nuk ka munguar të reagojë: biletat kanë filluar të shiten në mënyrë të paligjshme në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme, duke u ofruar me çmime disa herë më të larta se vlera zyrtare.


Autoritetet dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë thirrje për kujdes dhe blerje vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare, për të shmangur abuzimet dhe mashtrimet. /Indeksonline/
