Shqipëri – Serbi, ky ishte lojtari i ndeshjes sipas “Sofascore”

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në 90 minuta lojë në stadiumin “Air Albania” nuk pamë asnjë gol, shkruan Indeksonline
Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi Rey Manaj humbi një penallti.
Sulmuesi i Sivassporit gjuajti dobët drejt portës dhe portieri Petrovic e priti me lehtësi.
Dhe ishte pikërisht portieri i Chelseat, Petrovic që u vlerësua me notën më të lartë në sajtin e njohur “Sofascore”.

Petrovic mori notën 8.4 pasi priti një penallti.
Te Shqipëria notën më të lartë e pati mbrojtësi, Elseid Hysaj, 7.9.
Tani Shqipëria shkon në kuotën e katër pikëve, gjashtë më pak se lideri Anglia, kurse Serbia grumbullon vetëm një pikë./Indeksonline/
