75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / Z S

Shqipëri: Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 efektivë

Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Qeveria po diskuton të ndaje shumën 10 ose 15 mijë lekë, në vendimin që do të marrë brenda javës.

Në administratën publike, shpërblim për festat e fundvitit pritet të marrin edhe policët.

Dhënia e bonusit për efektivët është diskutuar prej ditësh, për rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë.

Qeveria nuk e ka marrë ende vendimin me faturën financiare që do të shpallë për forcat e rendit, por diskutimet individuale përcaktojnë një shumë në vlerën e 10 ose 15 mijë lekëve, raporton Euronewsalbania.

Deri më tani shpërblimi i fundvitit është miratuar në administratë për pozicione të tilla si shoferë,  sanitare, punonjës protokolli e punonjës arkivi.

Nëse në strukturën e policisë, do të ndiqet e njëjta filozofi, nga shpërblimi do të përjashtohen disa shkallë hierakike që i përkasin posteve drejtuese, ose rreth 4000 mijë punonjës.  

Ndërkohë, efektivët e Policisë së Shtetit tashmë kanë kaluar në shërbim 12 orarësh dhe gatishmëria do të zgjasë deri më 3 janar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festave të fundvitit./Indeksonline/