13:13 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqipëri, shtohet fluksi i qytetarëve në pikat kufitare me 50%

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me 50%, krahasuar me ditët normale.

Burime nga Policia e Kufirit bëjnë të ditur se në Kapshticë dhe Kakavije rritja është 45-50%, ndërsa në Durrës dhe Vlorë 35-40%.

Ndërsa, fluksi i hyrjeve nga Mali i Zi e Kosova ka rritje deri në 25%. Po aq dhe rruga ajrore nga 20-25% krahasuar me normalen, bën të ditur Policia Kufitare.

Kapshtica dhe Kakavija shënojnë fluksin më të madh për shkak të kthimit të qytetareve që jetojnë në  Greqi, për të festuar me familjet e tyre. Në ditët në vazhdim pritet që fluksi i hyrjeve të rritet.