75 Mall Live Search
07:41 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Shqipëri, sot dita më e ftohtë e vitit

Moti i kthjelltë do të karakterizojë edhe ditën e sotme, por termometri do të shënojë disa gradë minus. E marta e 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë e vitit, në Shqipëri.

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit lindor, por pa reshje.

Sipas MeteoAlb-it, temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por mesdita sjell rritje, duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.