75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 07 Janar 2022 / OSH

Shqipëri: Vetura “Range Rover” del nga rruga, vdes një person

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë.

Një automjet tip “Range Rover” ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një person.

Automjeti ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë shoferi nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës e duke rënë në kanal. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.