75 Mall Live Search
11:59 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Shqipëri: Vrau shokun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu i dyshuari

I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohej nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier.

Për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj duke përdorur mjete rrethanore arriti të krijonte një çarje në murin e dhomës, i cili ishte mur ndarës.

Përmes saj doli në sheshin e takimeve dhe më pas, duke u ngjitur nëpërmjet tubave të shkarkimit, arriti deri në soletën e godinës.

Rreth orës 07:00 të mëngjesit, ai u pikas nga rojat e sigurisë, të cilët ndërhynë menjëherë dhe bënë ndalimin e tij.

Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e një miku të tij, fillimisht ishte vendosur në sektorin e paraburgimit të Burgut të Fierit. Pas një konflikti të shkaktuar aty, ai u transferua në sektorin e observimit, ku zakonisht mbahen të paraburgosurit e ardhur nga komisariati.

Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit./TCH/