75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Shqipëri, vritet Shkëlzen Kastrati

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë rrethrrotullimit të fshatit Sheq.

Mësohet se viktima është qëlluar brenda makinës së tij, dhe si pasojë e plumbave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Shkëlzen Kastrati, rreth 40 vjeç dhe udhëtonte me një automjet “Benz ML” me targa AB 871 AN.

Ndërkohë pas krimit bëhet e ditur se autori është larguar me një makinë. Ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta për të kapur autorin.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup ekspertësh i cili po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse.