75 Mall Live Search
14:07 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

Shqipëria afër medaljes së parë Olimpike

Shqipëria sot mund të fitojë medaljen e parë në histori të Lojërave Olimpike.

Mundësi Chermen Valiev, në mundësinë e dytë ia ka dalur me sukses duke kaluar në finale për medaljen e Bronzit, në peshën deri në 74kg, shkruan IndeksOnline.

Ai e mundi me shumë lehtësi 12-2 kundërshtarin e tij nga Bjellorusia dhe tani dot ë luftojë për të parën medalje Olimpike për Shqipërinë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin, sot në orën 18:00.

Po ashtu edhe mundësi tjetër me origjinë nga Rusia, por që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev është në garë për medalje.

Dudaev është kualifikuar në çerekfinale, duke e mundur kundërshtarin e tij nga Somoa, me superioritet teknike 11-0.

Mundësi i Shqipërisë garon në peshën 65kg dhe është një nga favoritët kryesorë të kësaj peshe.

Në çerekfinale do të ndeshet me mundësin iranian Amouzadkhalili./IndeksOnline/

Islam Dudaev of Albania (Red) v Baku Akazawa of Samoa (Blue) during the Olympic Games mens 100m relay final at the Stade de France in Paris, France on the August 10, 2024 ©Barry Aldworth/BackpagePix