75 Mall Live Search
15:31 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Shqipëria apo Gjermania? Brajan Gruda tregon a ka pasur kontakte me Julian Nagelsmann

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda vazhdon të ketë ëndërr të vesh fanellën e Gjermanisë.

21-vjeçari i cili po kalon një sezon fantastik në Premierligën angleze me Brightonin, nuk e ka fshehur që është në pritje të ftesës nga kombëtarja gjermane dhe të luaj në Kampionatin Botëror, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë të fundit për “Sky Sport’’, ka thënë se po punon të arrij këtë objektivë por nuk ka pasur ende asnjë kontakt me selektorin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

“Nuk kam pasur kontakt me Julian Nagelsmann. Paraqitjet e mira do japin rezultat dhe po punoj të jap 100% nga vetja ime.

Është natyrisht një ëndërr. Do të gënjeja, nëse nuk do të thoja që nuk është kjo ëndrra ime. Kush nuk do të dëshironte të luaj në Botëror? Për këtë po punoj dhe të shohim çfarë do sjell e ardhmja.”, ka deklaruar Brajan Gruda./IndeksOnline/