75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / G T

Shqipëria cakton një miqësore në shtator

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të caktojë një miqësore gjatë muajit shtator.

Siç raporton gazetari, Kristi Sejatllari, FSHF-ja ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Gjibraltarit, shkruan Indeksonline

Një miqësore me Gjibraltarin pritet të zhvillohet gjatë datës 4 apo 5 shtator si mysafir.

Kujtojmë që Shqipëria në shtator zhvillon vetëm një ndeshje në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026.

Ekipi i Sylvinhos do të luajë ndaj Letonisë në Tiranë./Indeksonline/