23:45 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria dhe Kosova triumfuan, Rama: Super mbrëmje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përshëndeti fitoren e dyfishtë, të Kosovës dhe Shqipëisë në ndeshjet respektive ndaj Malit të Zi dhe Moldavisë.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale shkëputen janë dy momente të festës së lojtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në ndeshjet e mbrëmjes.

Dhe për më tepër kryeministri shkruan me gërma të mëdha “SUPER MBRËMJE”.

Shqipëria arriti një fitore të thellë në Moldavi me rezultatin 4-0 kurse Kosova fitoi 2-0 në Prishtinë ndaj Malit të Zi me golat e Rrahmanit dhe Muriqit.