Shqipëria dhe Uellsi ndahen baras, ‘Kuqezinjtë’ zhvillojnë ndeshje të mirë

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë miqësore për muajin qershor.
‘Kuqezinjtë’ barazuan pa gola 0 me 0 kundër Kombëtares së Uellsit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e Cardiff Cityt, shkruan IndeksOnline
Një nga rastet më të mira të ndeshjes, pati sulmuesi Rey Manaj – por goditja e tij shkoi mbi portë.
Po ashtu edhe ekipi vendas pati një mundësi të artë, por portieri Gentian Selmani bëri pritje ‘bravoroze’.
Kjo ishte miqësorja e fundit e Uellsit para ndeshjeve në Kampionatin Europian EURO20. Kurse Shqipëria të martën luan miqësoren e dytë, kundër Republikës së Cekisë./IndeksOnline/