75 Mall Live Search
08:59 / E Martë, 19 Korrik 2022 / B O

Shqipëria “digjet” sot nga i nxehti, temperatura afrikane

Në Shqipëri ka arritur i nxehti afrikan, ku qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra.

Sipas MeteoAlb, pritet që në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë deri në 39 gradë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.