75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / F.R

Shqipëria do t’i shpërblejë me deri në tri paga punonjësit që luftuan kundër zjarreve

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Virgu, ka bërë të ditur se do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është miratuar në Këshillin e Ministrave.

Postimi i plotë:

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
Policisë së Shtetit;
Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

Një vlerësim për misionin e tyre fisnik dhe në shumë raste vetëmohues, në luftën e pabarabartë kundër flakëve