Shqipëria e mbyll e treta në grup, Reja flet për të ardhmen: Synojmë Europianin

Kualifikueset e botërorit treguan se Shqipëria ka mundësi të marrë më shumë. Nëse do të pretendojë më shumë, por ndeshjet për botërorin e Katarit sollën rritje të lojërave të kombëtares dhe kjo shton ambiciet e drejtuesit të kësaj skuadre.
“Ka qenë një fushatë e rëndësishme. Kemi marrë pikë të rëndësishme. Kemi bërë ndeshje të mira. Jemi rritur shumë dhe shpresoj ti përsërisim këto ndeshje. Mund të përballemi me kokën lart dhe si të barabartë me çdo kundërshtar. Duhet të synojmë Europianin dhe do të ishte fantastike nëse do ta arrinim. Kjo do të ishte vazhdimësi”.
Edhe futbollistët e përfaqësueses evidentojnë rekordin e pikëve të arritura dhe ndeshjet e bukura të bëra nga përfaqësuesja
“Jam i lumtur që debutova me kombëtaren dhe që shënova. Ndeshjet direkte na bënë të mbetemi pas por kemi bërë një rrugëtim dinjitoz”.
“Duhet ta harrojmë kundër Anglisë, e dhimbshme. 18 pikë jemi të kënaqur dhe rekord për kombëtaren. Objektivi ishte Katari por edhe vendi i tretë si asnjëherë më parë”.
Më 17 Dhjetor të 2021 do të hidhet shorti për Ligën e Kombeve. Shqipëria bën pjesën në Ligën B, në grupin e katërt të kombëtareve dhe do të synojë ngjitjen në një grup më lart.