21:25 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Shqipëria e nis ndeshjen me këmbë të “prapë”

Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka filluar mirë ndeshjen kundër Anglisë.

Që në minutën e nëntë të ndeshjes, Anglia kaloi në epërsi me golin e Harry Maguire, për t’a ngushtuar epërsinë me Harry Kane nëntë minuta më vonë, në minutën e 18-të.

Avantazhi i Tre Luaneve u rrit edhe më shumë, pas golit të tretë të shënuar nga Jordan Henderson në minutën e 28-të.

Ndërkaq goditjen e radhës e bëri prapë Harry Kane, duke shënuar golë në minutën e 33-të.

Shqipëria duket se nuk ishte e gatshme për këtë ndeshje, duke realizuar dy nga tre zevëndesimet e mundshme që në 20 minutat e para të ndeshjes.

Megjithëse Reja e filloi lojen me Keidi Baren dhe Marash Kumbullën, selektori i Shqipërisë u desh të zëvendësojë të dy për shkak të gjendjes jo të duhur për të vazhduar lojën.